Kristal Abazaj është lojtari më i ri i klubit belg, Anderlecht.

Sulmuesi i Luftëtarit ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, me opsion zgjatjeje edhe për dy vite të tjera. Lajmi është konfirmuar në "Facebook-un" zyrtarë të klubit belg, ndërsa vetë sulmuesi tha:

“Jam shumë i lumtur që do të bëhem pjesë e Anderlechtit, një klub shumë i madh, ku do të kem mundësi të zhvillohem. Mezi pres të filloj eksperiencën time me ta”,-deklaroi Abazaj.

Kristal Abazaj kishte një marrëveshje me Skënderbeun, por dënimi i korçarëve nga UEFA ka detyruar fantazistin të firmosë me një tjetër skuadër.

Abazaj është futbollisti i dytë shqiptarë që firmos me Anderlecht, pasi më parë ka luajtur për 6 vite Besnik Hasi, ndërkohë në vitet 2014-2016 Hasi ka qënë edhe trajner i ekipit.




/Ora News.tv/