Qytetarë të shumtë janë paraqitur edhe sot, e shtunë, 12 janar, në zyrat e gjendjes civile në Kryeqytet për të aplikuar për kartë identiteti.  Ata ankohen për rradhët e gjata dhe vonesa në aplikim. 1.4 milionë qytetarëve u kanë skaduar kartat e identitetit në ditët e para të janarit.

Viti 2019 solli edhe skadencën e një pjese të mirë të kartave të identitetit për qytetarët shqiptarë. Zyrat e aplikimit pranë njësive bashkiake kanë ofruar shëbim të shtunën për të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi të paraqiten gjatë ditëve të javës.

Shkak për këtë është bërë fluksi i madh i qytetarëve, të cilët mbeten pa mjet identifikues në ditët e para të janarit. zyrat e aplikimeve kanë qëndruar të hapura gjatë gjithë ditës së shtunë, e megjithatë, rradhët e gjata nuk kanë munguar

Të shumtë kanë qenë qytetarët që janë paraqitur në fundjavë pranë zyrave të aplikimit për shkak të angazhimeve në punë në ditët e tjera.

Në të njëjtën kohë, qytetarët kanë patur ankesa për rradhën e gjatë si dhe për proçedurën e ndjekur, që sipas tyre krijon vonesa. 

Ministria e Brendshme ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të verifikojnë skadencën e kartës së identitetit dhe të mos e lënë aplikimin për ditën e fundit. 


/Ora News.tv/