Meta nuk ndalon askënd të këndojë “na fitorja në fitorje”

Meta nuk ndalon askënd të  këndojë “na fitorja në

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk ka të ndalur përsa i përket debatit që ai vetë shkaktoi një ditë më parë duke akuzuar edhe institucionet ndërkombëtare për mos funksionimin e reformës në drejtësi. 

Ne emër të kreut të shtetit zëdhënësi i tij Tedi Blushi iu përgjigj me një gjuhë po kaq të ashpër sa një ditë më parë këtë herë reagimit të kryeministrit Edi Rama dhe shefit të delegacionit të BE  Luigi Soreca.

Zëdhënësi i kreut të shtetit në përgjigjen e tij të sotme (23 maj) shkruan se Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit.

"Kam vetëm një qëndrim për të dy. Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit. Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor." 


Perplasja e nje dite me pare, 22 maj 2019

Deklarata e mesiperme erdhi pas perplasjes se djeshme

Presidenti Ilir Meta deklaroi dje në konferencën me temë “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik” : "EURALIUS në Shqipëri me porosi politike, reforma në drejtësi jo e suksesshme. Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej disa kohësh kur ajo nuk duhej të heshtte asnjë ditë” 

Disa ore me pas reagoi kryeministri Edi Rama: Falë Vetingut, Gjykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.”

Më pas erdhi dhe reagimi i delegacionit te BE: Reforma në drejtësi po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës. Ky është një proces kompleks, por reforma është në rrugën e duhur. Reforma e drejtësisë dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një prioritet për çdo politikan shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve. "

EMISIONET