Zv/ministrja greke: Me Shqipërinë të hapim dialog për të drejtat e minoritetit

Zv/ministrja greke: Me Shqipërinë të hapim dialog për

Zv/ministrja greke e rendit, Katerina Papakosta deklaron se me Shqipërinë, Greqia duhet të hapë një dialog të sinqertë për të drejtat e minoritetit.

Papakosta që është dhe shefe e partisë së vogël të djathtë, NEO u shpreh: "Ne me Shqipërinë duhet të hapimnjë dialog të sinqertë për të drejtat e minoritetit.  Ashtu si Shqipëria ka pretenduar për shqiptarët jashtë vendit autonominë apo dhe pavarësine, duhet t’i japë minoritetit të gjithë të drejtat. Ky përben dhe një kusht nga BE për integrimin europian."

Reagimi vjen në kuadër të tensioneve mes Tiranës dhe Athinës pas incidenteve raciste që ndodhën në ceremoninë mortore të funeralit të Kacifas.

Shqipëria ka shpallur non grata 52 shtetas grekë të cilët gjatë ceremonisë mortore në Kacifas lëshuan thirrje antishqiptare si dhe bllokuan aksin nacional. Kjo solli dhe reagimin e Greqisë e cila u shpreh se në këtë moment delikat pret që Shqipëria të largohet nga ato veprime që rëndojnë marrëdhënien mes dy shteteve. 




EMISIONET