Biznesi zviceran vijon që të ketë interes të ulët për të investuar në Shqipëri dhe kjo për shkak të klimës së papërshtatshme që sipërmarrja gjen. Përmirësimi i të bërit biznes dhe lufta ndaj korrupsionit kanë qënë disa nga pikat që ka ngritur Sekretarja e Shtetit zviceran për çështjet ekonomike në një intervistë për Ora Neës.

Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch: Duhet një mjedis miqesor pa korrupsion dhe me pak burokraci për të përmirësuar klimën e investimeve. Funksinimi i ligjit dhe e drejta e pronës kanë shumë rëndesi për tërheqjen e investimeve. Kemi 30 kompani në Shqipëri por mund të kishim edhe më shumë shpresoj të ndodhë. 

Sekretarja e Shtetit për Ekonominë ka vlerësuar reformën në drejtësi pasi kompanitë zvicerane sipas saj kërkojnë zbatimin e kuadrit ligjor.

Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch: Qeveria duhet të vijojë vendosmerinë për miratimin e reformës në drejtësi pasi kjo do të ofronte më shumë siguri e besim edhe për bizneset.

Marrdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Zvicrës vlerësohen në nivele të ulta. Por sekretarja zvicerane e shtetit thotë se ka hapësira për ti përmirësuar.

Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch: Marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve janë pozitive por duhet të rriten. Aktualisht shkëmbimet tregtare import-eksport midis dy vendeve arrijnë në 200 mln franga zvicerane. Edhe programet tona synojne të shtojnë tregtinë midis dy vendeve. Janë produktet bujqësore që kanë interes për ne por edhe makineri e gjithcka.

Edhe pse për zgjedhjen që ka bërë Zvicra  nuk është pjesë e BE sekretarja e shtetit ka inkurajuar Shqipërinë por edhe Brukselin që të shpërblejë përpjekjet e bëra.

Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch: Shqiperia ka punuar shumë dhe e kemi parë me kënaqësi këtë gjë pasi keni bërë një sërë reformash por duhet ta vazhdoni kështu që me e mira të vijë.

Zvicra  prezantoi në Shqipëri programin "Bashkëpunimi vazhdon" i cili ofron  asistencë për vitet 2018-2021. Ky program  është rreth 100 milion Euro dhe synon përmirësimin e  qeverisjes demokratike, të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

/Ora News.tv/