Zvicra, 2.2 mln franga për landfillin e përbashkët të qarkut Berat

Zvicra, 2.2 mln franga për landfillin e përbashkët të qarkut

Vendgrumbulli i mbetjeve të Beratit është shndërruar në një bombë ekologjike, ndërsa aty nuk është ndërhyre asnjë herë prej vitit 1985. Ndaj edhe ndihma zviceriane për bashkitë e qarkut ka nisur me rehabilitimin e shesheve aktuale deri në ndërtimin e lanfillit të përbashkët.

Trajtimi i mbetjeve urbane është sfida më e madhe e pushtetit vendor në qarkun e Beratit që pas vitit 1990.

Ndërtimi i një landfilli rajonal për të pesta bashkitë është projekti më ambicioz që synon të realizohet në pesë vitet e ardhshme, ndërkohë që është marrë përsipër të financohet nga qeveria zviceriane.

Por, në fazat afat mesme të këtij projekti shihet si emergjente ndërhyrja në vend grumbullimin akual të mbetjeve.

Philipp Keller: Kemi parashikuar që në çdo bashki të ketë investime konkrete në fushën e landfilleve, investime që mezi priten nga qytetarët. Kemi parë që situata e depozimit të mbetjeve është shumë e rëndë dhe për këtë arsye kemi menduar që masat pilote që do të zbatojmë tani kanë të bëjnë me rehabilitimin e sheshit ekzistues dhe mbrojtjen nga lumi përmes ndërtimit të një argjinature.Miratuam fondin e investimit paraprak që do të bëhet në landfillin ekzistues dhe që do të mënjanojë dhe shmangë derdhjen e mbeturinave në lumin Osum.

Alarmante është situata në Berat, ku vendgrumbullimi është afër zonës së banuar dhe pranë kumit Osum ku nuk është ndërhyrë prej vitit 1985.

Petrit Sinaj: Brenda 5 viteve të ardhshme do të gjendet dhe vend-depozitimi i ri rajonal që do të jetë për gjithë bashkitë e qarkut të Beratit që ta zgjidhin përfundimisht këtë çështje që ka qenë një nga pikat më të nxehta të mjedisit.

Rreth 2.2 milionë franga zviceriane është në total investimi që do të jepet për ndërtimin e landfillit, ku 20 % të vlerës do ta financojnë bashkinë e qarkut Berat.

EMISIONET