Kryetari i qendrës së eksporteve Alban Zusi, i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe thotë se një pjesë e atyre që ikin, nuk arrijnë dot të gjejnë një punë pavarësisht se vende pune ka.

Zusi: Shqipëria nuk është vendi më i mirë në Evropë për të jetuar. Ka edhe vende të tjera ku njerëzit ikin. Po ikin edhe nga Italia. Fenomeni që një pjesë e rinisë është shumë shqetësues. Ka shumë të rinj që studiojnë jashtë dhe po kthehem. Ata që shkojnë studiojnë dhe kanë mundësi për të pasur një vend pune, kthehen. Mund të realizosh sfidat e tua në këtë vend. Duhet të të jepet shansi për punë.

Sfida që ne kemi për të mbajtur rininë këtu është krijimi i një klime të mirë biznesi.

Ata që nuk arrijnë të gjejnë punë për veten. Bizneset ofrojnë vende pune edhe për menaxherë. Problemi është se universitetet nuk po arrijnë të lidhin ofertën me kërkesën.

Nuk mungojnë vendet e punës, por mungojnë personat e përshtatshëm për vendin e punës dhe ata që studiojnë nuk arrijnë të gjejnë vendin e punës.

/Ora News.tv/