Paulo Fonseca është trajneri më i ri i Romës.

Tekniku portugez ka zyrtarizuar marrëveshjen me klubin kryeqytetas, me të cilën ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021, me opsion për një të tretë.

Në kryeqytetin italian, Fonseca do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. 46 vjeçari vjen pas eksperiencës së suksesshme me Shakhtar Donetsk. Me gjigantët ukrainas, ai kishte një kontratë deri në vitin 2020.

Në tre vitet si timonier i tyre fitoi tre trofe radhazi të kampionatit dhe kupës, si dhe Superkupën e Ukrainës në sezonin 2017-2018. Klubet e tij të mëparshme janë Pacos Ferreira, Porto dhe Braga, me të cilën fitoi Superkupën e Portugalisë.  



/Ora News.tv/