Mijëra persona janë detyruar që mbrëmjen e së mërkurës të braktisin shtëpitë e tyre në veri të Los Anxhelesit, teksa zona është përfshirë nga një shpërthim i shpejtë i zjarreve. Flakët filluan të përhapeshin një ditë më parë në qarkun jugor Ventura dhe dogjën 4.000 hektarë tokë brenda disa orëve.

Edhe shtëpitë luksoze të milionerëve dhe personave të famshëm në lagjen Bel-Air janë kërcënuar nga zjarri i quajtur ‘Skirball’, që shkatërroi një sipërfaqe prej 200 hektarësh në më pak se 24 orë.

Të paktën 4 shtëpi janë shpëtuar, ndërsa prona e Murdoch së bashku me vreshtat janë rrethuar nga flakët.

Në zjarrin masiv në Kaliforni është raportuar një person i vdekur që pësoi aksident rrugor teksa përpiqej të shpëtonte.

Kanë filluar shërbimet e zjarrfikësve si dhe është lajmëruar që moti do jetë shumë i nxehtë. Zjarri i fundit që ndodhi në lagjen e famshme ishte në vitin 1961 që shkatërroi 500 shtëpi.

/Ora News.tv/