Zjarret në Greqi, dyshohet për tre shqiptarë të vdekur

Zjarret në Greqi, dyshohet për tre shqiptarë të vdekur

Mes viktima nga zjarri masiv që ka përfshirë qytete pranë Athinës, dyshohet se janë edhe tre shtetas shqiptar. Burimet flasin për dy burra dhe një grua, por asgjë nuk është e konfirmuar në rrugë zyrtare.

Edhe një automjet që dyshohet se është në pronësi të një shtetasi shqiptar është gjetur i djegur mes qindra mjeteve të tjera. Në makinë është gjetur një kufomë që nuk konfirmohet nëse bëhet fjalë për pronarin e mjetit.

Ambasada jonë nuk e konfirmon lajmin ndërsa në një reagim për situatën e zjarreve ka vënë dhe një numër kontakti në dispozicion për të gjithë ata që mund të gjenden në rrezik pas zjarreve që kanë përfshirë disa qytete pranë Athinws. Ambasada është vënë menjëherë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, ndërsa i bën thirrje që për çdo nevojë t'i drejtohen Ambasadës në nr. +30 6941658183" - thuhet në njoftimin e Ambasadës shqiptare.

 "Ambasada shqiptare në Athinë shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave të zjarreve në Greqi, ndërsa shpreh mbështetjen e plotë ndaj autoriteteve greke.

EMISIONET