Zjarre masive në Toskana, evakuohen 500 banorë

Zjarre masive kanë përfshirë rajonin e Pizës, Toskana, duke detyruar qindra njerëz të evakuohen.

Mediat italiane raportojnë se zjarri filloi në orët e vona të mbëmjes së të hënës (24 shtator) në rajonin e pyllëzuar të Monte Serra dhe për shkak të erës së fortë u përhap shpejt duke kërcënuar qytetet e Calci, Montemagno dhe San Lorenzo e la Torre.

Kryebashkiaku Massimiliano Ghimi nëpërmjet Facebook ka urdhëruar banorët të lënë shtëpitë si një masë parandaluese, në veçanti në fshatin Montemagno dhe në zonat e Torre e San Lorenzo.

Të paktën 500 njerëz janë evakuar si masë paraprake në veruin e Italisë.

Pamjet e publikuara nga mediat italiane tregojnë flakët që kanë përfshirë zona të mëdha pyjore.

Përveç helikopterëve, dhjetra zjarrfikëse ndodhen në gjithë rajonin e Toskanës duke luftuar me erën e fortë që e bën ndërhyrjen të vështirë.

Ugo D'Anna, komandant i Departamentit të Zjarrfikësve së Pizës, tha se zjarri është shumë i madh dhe i fuqishëm.

EMISIONET