Zjarre masive në Kaliforni, gjëndje e jashtëzakonshme, zjarrfikëset dorëzohen

Zjarre masive në Kaliforni, gjëndje e jashtëzakonshme,

Vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit zjarret në Kaliforni, ndërsa flakët kërcënojnë një nga destinacionet më të mëdha turistike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Parkun Kombëtar “Yosemite”.

Mijëra hektarë pyje e shkurre pranë parkut të famshëm “Yosemite” në Kaliforni, vijojnë të jenë në flakë- transmetojnë mediat amerikane.

Zjarret kanë vënë në rrezik rrjetin e energjisë elekrtike që furnizon gjithë San Franciscon duke detyruar autoritetet të ndërpresin energjinë.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, shpalli gjendje të jashtëzakonshme. Zjarret nisën që prej javës së kaluar ndërsa u përhapën brenda Parkut Kombëtar të Premten duke djegur 44.500 hektarë në skajin verilindor të “Yosemite”.

Më shumë se 2000 zjarrfikës janë në terren, por pavarësisht përpjekjeve të mëdha, deri tani nuk kanë mundur të frenojnë veçse 2 për qind për qind të zjarrit që kërcënon 2500 shtëpi të zonës.

Flakë të tilla nuk ishin parë në rajon prej gati tre dekadash. Një pjesë e mirë e qarkut Toulomne është mbuluar nga tymi dhe banorët ankohen për probleme të frymëmarrjes, fyt të tharë dhe sytë që ju djegin prej tij transmetojnë mediat.

Parku Kombëtar “Yosemite” në Kaliforni është krijuar në vitin 1890 dhe ai tërheq çdo vit rreth katër milionë vizitorë.

EMISIONET