Dy hektarë me pisha janë shkrumbuar në masivin pyjor në vendin e quajtur"Shkallët e Garunjasit" në Lushnjë, si rezultat i përfshirjes nga zjarri. Forcat e zjarrfikses, falë ndërhyrjes së menjëhershme, kanë mundur të izolojnë vatrën e zjarrit në këtë masiv pyjor. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por nga raportimet paraprake dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme. Ndërkaq në raportimet nga Ministria e Brendshme mbrëmjen e së martës qarku i Fierit, pjesë e të cilit është edhe rrethi i Lushnjës nuk figuronte me me asnjë vatër aktive zjarri, ndërsa në shkallë vendi numëroheshin 31 të tilla.

/Ora News.tv/