Zjarr në një sipërfaqe me pyje në Dhërmi

 Është shuar pas disa orësh zjarri që ra në një zonë pyjore në zonën e Dhërmiut.

Zjarri ra rreth orës 21:30 të darkës dhe pas 4 orësh u arrit izolimi i flakëve nga zjarrfikësit dhe Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë.

Për shuarjen e flakëve shkuan dy zjarrfikëse të Himarës

Vatra e zjarrit u shua teresisht rreth orës 02:30 të natës.

Zjarri ndodhej pranë dy objekteve, por që nuk u rrezikuan nga flakët. Kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit. 


EMISIONET