Pas zjarrit në kodrat e Selitës në kryeqytet, një tjetër zjarr është regjistruar në orët e mbrëmjes, kësaj herë në Fushë Krujë.

Raportohet se kodra e Dervinëve është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri i rënë rrezikohet një banesë, ndërkohë policia dhe dy zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes.

Burime nga reparti zjarrfikës konfirmojnë se zjarri është i përmasave të mëdha dhe po favorizohet dhe nga era.

/Ora News.tv/