Zinedine Zidane nuk është më trajner i Realit të Madridit. Tekniku francez lajmëroi sot në një konferencë për shtyp largimin e tij nga Kampionët e Evropës . Në prezencën edhe të Presidentit të klubit, Fiorentino Perez, 46 vjeçari foli fjalë shumë të mira për klubin, duke shtuar se kjo lamturirë vjen për të mirën e klubit.

"E dua këtë klub. Ajo që unë mendoj është se ky ekip duhet të vazhdojë të fitojë, por mendoj se ka nevojë për një ndryshim, një zë tjetër, një metodologji tjetër. Ky është momenti i duhur për të gjithë të përfshirë për mua, për ekipin, për klubin.

"Fitimi i titullit LaLiga në sezonin e kaluar është kujtimi im më i mirë si trajner i Realit të Madridit. Pas tre vitesh është e vështirë të vazhdosh stërvitje, edhe më shumë pasi të fitosh tre Ligat e Kampionëve. Unë thjesht nuk e kam parë të arsyeshme të fitojmë sërish. Është një moment i vështirë kur po them se po largohem. Megjithatë, nuk është një ditë e trishtuar për mua, është një rast se unë do t'ju shoh së shpejti.Unë gjithmonë do të jem pranë këtij klubi. Njoh shumë njerëz këtu dhe kjo marrëdhënie nuk do të ndryshojë. Kam pasur respektin e të gjithë lojtarëve, gjë që ka qenë thelbësore në arritjen e një suksesi të tillë. Këta lojtarë nuk kanë të bëjnë fare me vendimin tim, është thjesht diçka që unë kam zgjedhur të bëj.".-përfundoi fjalën e tij Zizu.

Menjëherë pas lamtumirës së papritshme të Zinedine Zidane, detyra kryesore ka kaluar në kahun e presidentit të ekipit, Perez që ka detyrën e vështirë për të gjetur një trajner kampion si Zidane.

"Nuk isha i përgatitur për këtë lajm.Dua të falënderoj Zizu për përkushtimin e tij për punën, pasionin dhe përzemërsinë e tij. Ai është një shembull për të gjithë, shpresoj se kjo nuk do të shërbejë si lamtumirë, dua që ai të kthehet një ditë".-e mbyll fjalën  e tij Perez.

Në krye të madrilenëve, Zizu qëndroi 2 vite e gjysëm në krye të kampionëve të Europës, legjenda franceze në një vendim surprizë vendosi që të largohet nga drejtimi i Realit.

Zidane arriti që të fitonte 9 trofe në drejtimin e klubit, mes të cilave 3 trofe të Champions League radhazi duke thyer cdo rekord.

/Ora News.tv/