Edhe pse Real Madrid ka një ndeshje LaLiga kundër Getafe për të luajtur të shtunën, Zinedine Zidane u pyet  në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes për përballjen e Ligës së Kampionëve të martën(6 mars) me Paris Saint-Germain.

 Kjo është një lojë ku pala franceze do të jetë pa yllin e tyre, Neymar, pasi braziliani shkoi në Brazil për të operuarkëmbën.

 "PSG është një ekip shumë i fortë dhe lojtari që do të zëvendësojë Neymar do të jetë i mirë, me siguri,  kështu ne nuk mendojmë se pa atë do të jetë më e lehtë, " u tha Zidane gazetarëve.

" Na vjen keq për të, por ajo që na intereson është loja e së shtunës”.

 "Gjysma e parë kundër Espanyol ishte shumë e mirë, e dyta nuk ishte kështu ne duhet të luajmë për 90 minuta të plota”.

"Lojtarët gjithmonë ëndërrojnë për një ndeshje si  me PSG, por për t'u përgatitur për të martën, ne duhet të luajmë mirë kundër Getafe”.

Pak nga pak Realit po i shërohen lojtarët e tyre të dëmtuar. “Marcelo është tashmë me ne”, vazhdoi ai.

 Me Kroosin dhe Modricin do të shohim ditë pas dite, por ajo që ka rëndësi është që lojtarët duhet të japin 100 përqind ".

/Ora News.tv/