Zidane: Bale është lojtar themelor për Real-in

Zidane: Bale është lojtar themelor për Real-in

Trajneri francez foli para ndeshjes me Eibar dhe pyet nëse Bale është akoma në planet e ekipit.

Zinedine Zidane këmbëngul se nuk ka asnjë problem me Gareth Bale, pavarësisht mosaktivizimit në fitoren e Real Madridit ndaj Paris Saint-Germain të martën.

Zidane gjithashtu tha se lavdërimet në drejtim të tij janë fallsitete, pasi nëse klubi humb ose barazon, kritikat do kthehen.

I pyetur se çfarë i mungon uellsianit, Zidane tha të premten: "Atij nuk i mungon asgjë, ai është në një ekip ku ka shumë lojtarë dhe ai po konkuron mirë.

"Me Gareth nuk kam asnjë problem, ai është një lojtar themelor për ne, shumë i rëndësishëm, dhe ai do të luajë deri në fund të sezonit, si pjesa tjetër".

Bale u bë lojtari britanik  me më shumë ndeshjë në historinë e LaLiga gjatë fundjavës së kaluar, kur ai kaloi 116 paraqitjet e David Beckham në kampionatin spanjoll.

EMISIONET