Monedha europiane  ka pësuar një shvlerësim të ndjeshëm gjatë javës së fundit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një euro po shkëmbehet me 132.6 lekë rreth 3 pikë më ulët se një vit më parë. Ekspertët e lidhin këtë situatë me qarkullimin e ulët të euros në treg por dhe efektin psikologjik si rezultat i paketës së de-euroizimit.

Euro  prej disa ditësh ka nisur një trend rënës kundrejt lekut shqiptar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po shkëmbehet me rreth 132.6 lekë. Krahasuar me një vit mw parë monedha europiane  është shvlerësuar me rreth 3 pikë.

Sipas njohësve të ekonomisë paketa e de-euroizimit ka ndikuar duke dhënë efekt psikologjik  edhe pse Banka e Shqipërisë ka deklaruar se tregu i kursit të këmbimit nuk do të preket nga masat dhe do të jetë tërësisht i lirë.

Megjithatë një euro e dobët në këtë periudhë shpjegohet edhe me qarkullimin më të ulët të kësaj monedhe në ekonominë shqiptare. Gjithashtu në këtë situatë ka ndikuar  raporti kërkesë-ofertë për euron.

Paraqitet një situatë tjetër në  tregun ndërkombëtar ku  monedha europiane ka fituar pikë  kundrejt dollarit. Një euro e dobët kundrejt lekut shqiptar është pozitive për individët dhe bizneset që kanë marrë kredi në euro pasi do të paguajnë më pak interes.

/Ora News.tv/