Pamje të frikshme tregojnë një njeri të zhveshur brenda një rezervuari plot me peshkaqenë.

Ngjarja ka nxitur një hetim të pazakontë policor dhe autoritetet në Kanada shpresojnë të gjejnë burrin që hyri në një akuarium në Toronto.

Burri misterioz shihet duke hequr rrobat e tij dhe më pas kalon mbi një pengesë të sigurisë dhe hidhet në ujë përpara njerëzve që ndodheshin në akuarium.

Peshkaqenët notonin rreth tij ndërsa burri lahej në ujë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes.

Çuditërisht ai arriti të largohej pa u identifikuar, pavarësisht se i'u kërkua të qëndronte në vend derisa policia të vinte.



/Ora News.tv/