Zhvillohet festa e qifqisë në Gjirokastër

Zhvillohet festa e qifqisë në Gjirokastër

Qifqia, është një prej gatimeve tradicionale më të famshme në Gjirokastër.

Ndaj në qytetin jugor këtij ushqimi i kanë kushtuar një festë të veçantë në kuadër të edicionit të 12 të panairit të Artizanatit.

Amvisat gjirokastrite gatuan për vizitorët e turistët e shumtë.

Ushqimi tradicional u gërshetua me instalacionet e 20 artistëve nga Ballkani e Europa në rrugicat qytetit të gurtë.

Enea Lici: "Kemi marrë disa inspirime nga Kadare që theksonte se Gjirokastra është disi me gjyrë gri por ne jemi munduar që me anë të konceptit të lojës dhe ngjyrave ta pasqyrojmë në hapësinë publike."

Për tre ditë me rradhë edicioni i 12-të i panairit të artizanatit mblodhi në Gjirokastër rreth 40 artizanë nga trevat shqipfolëse dhe artistë të shumtë nga vendet fqinje.

Aktiviteti tërhoqi turistë e vizitorë të shumtë që vlerësuan punën e artizanave shqiptarë.

EMISIONET