Shkurti i këtij viti është afati i fundit i lënë për zhvendosjen e teatrit tek turbina. Aktorja Rajmonda Bulku thotë se turbina është një sallë lagjeje që Tirana duhet të ketë shumë si ajo por jo teatër.

E ftuar në emisionin "Arkapia" të Elsa Demos, Bulku është shpresë plotë se në rrënojat e Teatrit Kombëtar ekzistues do të ndërtohet një Teatër i ri Kombëtar.

Demo: Jemi në pritje të dalë dhe një vendim për Teatrin Kombëtar, është lënë afat shkurti i 2018 për zhvendosjen e teatrit tek turbina, tek skena e re.

Bulku: Çfarë është turbina dhe skena e re dhe nuk thuhet fjala teatër. Duhet teknikisht parametra të tjera, nuk mund të bësh teatër me atë teknikë, e kam parë. Po të ishte gjetur turbina edhe në 2000 apo kur u luftua atëherë për tu marrë, edhe atëherë do të kishim ikur.

Demo: Jeni të përgatitur ta shikoni të shembur teatrin?

Bulku: Duhet shembur padyshim, po përjetojmë kushte mizerabël. Mund të jetë i vjetër por një mirëmbatje mizerabël nuk e di si punojmë aty. Është turp të punosh aty. Tani turbina shumë mirë, ajo sallë është për atë lagje, një sallë e tillë duhet të ndërtohet edhe në Kombinat, edhe në Laprakë.Unë do të dëshiroja të ngrihet një Teatër Kombëtar i ri me parametra jo si turbina, turbina nuk është teatër.Turbina është për të mos u hedhur në rrugë.

Demo: Do protestoni nëse aty kemi të bëjmë me një projekt abuziv?

Bulku: Aty do të kishte një teatër shumë të mirë, çfarë më duhet mua se çfarë ndërtohet anash teatrit apo mbi teatër. Po qiell të ndërtohet, unë dua të ndërtohet një teatër nuk ka rëndësi fare se çfarë. Mirë është të ndërtohet në atë vend sepse akoma është infrastruktura.

/Ora News.tv/