Zhdukja e Sala, trajneri: Nuk po më merr gjumi, kam menduar pensionimin

Zhdukja e Sala, trajneri: Nuk po më merr gjumi, kam menduar pensionimin

Zhdukja e Emiliano Sala ka krijuar një plagë të madhe psikologjike te familjarët e futbollistit, por edhe te shokët e tij të skuadrës.

Një gjë e tillë është pohuar nga trajneri i Cardiff City, Neil Warnock, i cili ka shtuar se kjo situatë e ka shtyrë shpesh drejt pensionimit.

"Ju mendoni 24 orë për të vazhduar. Është e pamundur për të fjetur. Drejtoj një skuadër futbolli prej 40 vitesh, por kjo periudhë ka qënë më e vështira në karrierën time. Ka qenë një javë traumatike.Ndoshta më ka goditur më shumë se kushdo tjetër, pasi e kam takuar djaloshi dhe kam biseduar me të për rreth tetë javë".

"Unë e kuptoj qëndrimin e Romina (motra e Emiliano). Në qoftë se do ishte fëmija im, do të doja që të gjithë ta shohin përgjithmonë. Është një situatë kaq e çuditshme, të gjithë shpresojnë si familja. Futbolli është i rëndësishëm, gjërat e mira dhe të këqija janë të përditshme, por në kontekstin e jetës, ai hap sytë e të gjithëve, pavarësisht nëse jeni pjesë e Cardiff apo një familjeje
".-tha në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Arsenalin.

Sala u transferua te Cardiff nga Nantes për shifrën e 15 milionë paundëve, por udhëtimi nga Franca drejt Anglisë përfundoi në makth, me sulmuesin që rezulton i zhdukur prej 1 jave.

EMISIONET