"Një nënë shqiptare dhe vajza e saj dy vjeçe është zhdukur 'nga faqja e dheut" thotë një zëdhënësi i policisë.

Sebjana Myzeqari, 24 vjeçe dhe vajza e saj e vogël Enissa, nuk janë parë që prej 2 prillit kur është parë për herë të fundit në Doncaster.

Që prej asaj dite Sebjana nuk ka përdorur as numrin e saj të telefonit dhe as kartën bankare, si dhe rezulton se nuk është larguar nga Anglia.

Policia britanike shpreh shqetësimin për zhdukjen prej më shumë se një muaji të gruas së re dhe vajzës së vogël.

Oficeri Neil Thomas tha se Myzeqari ishte larguar nga Shqipëria tre vite më parë dhe ishte vendosur në Doncaster.

Enisa ishte regjistruar në çerdhe por nëna e saj bënte një jetë të izoluar me pak miq në qytet" tha ai.

Policia britanike ka kontaktuar dhe me policinë shqiptare por nuk ka asnjë gjurmë nga vajza dhe gruaja.


/Ora News.tv/