Zhduken kushërinjtë në Korçë, njëri djali i ish-kryeplakut të arrestuar për drogë

Zhduken kushërinjtë në Korçë, njëri djali i

Dy të rinj nga Korça figurojnë të  zhdukur prej dy ditësh. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Arshin Pilinçin dhe Engjell banues ne fshatin Potgorie. Pilinçi është edhe kryeplak i fshatit Potgorie.

Alarmi eshte ngritur nga familjaret, të cilët kanë bërë denoncim në polici për humbjen e kontakteve me të rinjtë  të moshës 24 dhe 25 vjeç.

Arshin Pilinçi është djali i ish-kryeplakut Arben Pilinçi, i arrestuar me 29 shtator 2016 për trafik droge.

Arrestimi i tij u bë gjatë finalizimit të operacionit antidrogë “Shkëmbimi”, ku u sekuestruan 14 kg hashash.

Në pranga kanë rënë shtetasit Arben Pilinçi, 44 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje” (ish-kryeplak i fshatit Podgorie; Malti Kungulli, 29 vjeç dhe Arben Alushi , 45 vjeç.

 

 

EMISIONET