Lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve është prononcuar edhe ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar. 

Sipas tij, se zbatimi i Ligjit për gjuhët është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Sikurse kryeministri, edhe Zhbogar mban qëndrim se zbatimi i këtij ligji nuk do e rrezikonte aspak komunitetin shumicë Maqedonas.

E kuptoj se për shqiptarët ligji i gjuhës është tejet i rëndësishëm si elementi i fundit i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, dhe e kuptoj se për shqiptarët ligji i gjuhës është shumë i rëndësishëm që ata të ndjehen të vlerësuar dhe gjithëpërfshirës në shoqëri. E drejta e secilit minoritet nuk duhet dhe asnjëherë nuk ka ndikuar në të drejtat e shumicës, pra dhënia e të drejtave të pakicës nuk rrezikon aspak komunitetin shumicë gjë që është frikë e ditëve të fundit në vend – deklaroi euro-ambasadori Samuel Zhbogar, shkruan Alsat-m.

/Ora News.tv/