Zhbllokohet Schalke, Leipzig e Nurnberg sigurojnë 3 pikët

Zhbllokohet Schalke, Leipzig e Nurnberg sigurojnë 3 pikët

Bundesliga gjermane ka luajtur 5 takimet e para në javën e gjashtë të saj, ku nuk munguan as rezultatet surprizë.

Leipzig ka marrë një fitore të madhe në transfertë, ku ka mposhtur me shifrat 2-1 Hoffenheim. Poulsen ishte heroi i miqve, pasi shënoi një dopietë në këtë 90 minutësh ndërkohë që rrjeta e Kramaric në minutën e tretë të shtesës shërbeu vetëm për statistikë.

Fitore arriti dhe Schalke, me "blutë mbretërorë" që marrin pikët e para për këtë sezon. Goli i Schopf shërbeu për të mposhtur Mainzin dhe për të marrë "frymë" në fundin e klasifikimit.

Te fitorja u rikthye dhe Stuttgart e cila mposhti 2-1 Werder Bremen.

EMISIONET