Një vajzë 2 vjeçare u gjet e vdekur në makinën e prindërve, nga nëna e saj që sapo ishte zgjuar nga gjumi.

Foshnja Scarlett Grace Harris u gjet e vdekur në makinë, ndërsa ishte e parkuar  në San Diego , California , të hënën nga nëna e saj.

Nëna ishte alarmuar kur nuk kishte parë nëpër shtëpi vajzën e saj dhe kishte telefonuar në polici.

Më pas menjëherë ajo kishte shkuar në makinë ku e kishte gjetur vajzën pa ndjenja.

Ndihma e parë mbërriti për t’i dhënë ndihmën e parë vazjës, por ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.

Lagjja, ku Scarlett jetonte me prindërit e saj, raportohet se është e mbushur me personel nga bazat ushtarake afër qytetit, dhe babai i saj raportohej se shërbente në shërbimet e armatosura.

Vdekja e Scarlett vjen vetëm disa javë pasi dy binjakët një vjeçar u gjetën të vdekur në një makinë në Neë York City për shkak të të nxehtit. Kjo pasi babai i tyre kishte harruar fëmijët në automjet ndërsa ai shkonte në punë.

Policia nuk tha menjëherë nëse Scarlett kishte mbetur në automjet, apo kishte mbërthyer brenda.

/Ora News.tv/