“Zgjodha të jetoj”, psikologia Loka tregon betejën e saj ndaj kancerit të gjirit

“Zgjodha të jetoj”, psikologia Loka tregon betejën e saj

Mesatarisht në një vit 550 gra luftojnë kundër tumorit në gji, ndërsa medikamenti i herceptinës që në vendin tonë është mungesë, do të ulte sëmundshmërinë me 50%. Në një aktivitet të organizuar për kancerin e gjirit, të mbijetuarat nga kjo sëmundje i dhanë forcë pacientëve të tjera për t’ia dalë, ndërsa ministrja Manastirliu siguroi se herceptina do të mbulojë nevojat brenda 6 muajve të parë të këtij viti.

Silvana Loka: Nuk e kam parë kurrë diagnozën e kancerit të gjirit si diagnozë që do të thotë destinim për të vdekur. Unë nuk jam e destinuar për të vdekur më shumë se c’është cdo i gjallë tjetër. Kushdo që lind, një ditë do të vdes kështu që deri në atë moment kam vendosur të jetoj.

Ajo ia doli të jetojë duke kaluar një nga sfidat më të mëdha të shëndetit, tumor në gji. Psikologia e njohur u dha shpresë pacientëve të tjera të luftojnë me optimizëm ndërsa për autoritetet ngriti disa shqetësime që lidhen me mungesën e komunikimit të mjekëve dhe mungesën e medikamenteve.

Silvana Loka: Komunikimi njerëzor që këta paciente kanë nevojë ta kenë të përditshëm.

Ora Neës u interesua dhe mësoi se medikamenti herceptinë që përdoret për trajtimin e kancerit të gjirit ka qenë mungesë dhe për një pacient kostoja në një vit trajtimi është 50 mijë dollarë. Për këtë medikament kimioterapie, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u angazhua se do ta sigurojë brenda 6 muajve të parë të këtij viti.

Ogerta Manastirliu: Është një medikament shumë i shtrejntë, por që ne synojmë që brenda 6 mujorit të parë të këtij viti të vitit 2018 ne të mbulojmë 100 % të nevojave me këtë trajtim, për të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit.

Ambasaodori Lu ndau një episod aspak të këndshëm në familjen e tij, që lidhet me tumorin.

Donald Lu: Në vetë familjen time kemi përjetuar kancerin e gjirit dhe shyqyr kemi mbijetuar.

Të dhënat në Shqipëri tregojnë se 550 gra në vit diagnostikohen me tumor në gji. Sëmundja duket se ka përmasat e një epidemie.

Sopranoja e njohur Ermonela Jaho  përmes një video mesazhi konfirmoi se ishte Ambasadorja e paqes ndaj kauzës së tumorit në gji që këto ditë është nën organizimin e shoqatës kristiane të grave të Shqipërisë.

EMISIONET