"Zgjidhja": Ambasadorja greke duhej përzënë, jo dekoruar

"Zgjidhja": Ambasadorja greke duhej përzënë, jo

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Sourani, u dekorua sot nga presidenti Ilir Meta me Titullin e Lartë  'Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut'.  Motivacioni për këtë vlerësim kaq të lartë ishte ai forcimit të marrëdhënieve dypalëshe apo për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë nga Greqia.

Partia ‘Zgjidhja’ e dënon dekorimin e diplomates greke nga presdenti Ilir Meta me Titullin e Lartë 'Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut'.  Motivacioni për këtë vlerësim kaq të lartë ishte ai forcimit të marrëdhënieve dypalëshe apo për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë nga Greqia.

Për partinë "Zgjidhja" kjo është turp dhe i kërkon ta tërheqë me urgjencë.

"Për fat të keq të historisë dhe të lidhjeve të shumta miqësore dhe ekonomike mes dy vendeve dhe dy popujve që kanë ndarë hallet me njëri-tjetrin, ambasadorja Sourani, ka punuar për të kundërtën gjatë mandatit të saj në Shqipëri.

Në tetor të vitit të shkuar, sipas një dokumenti sekret të Ministrisë së jashtme greke, miliona euro ishin dhënë për të paguar mediat, OJF-të dhe politikanë shqiptarë, përmes Fondit Sekret të Ministrisë së Jashtme Greke, që drejtohej nga ish-ministri Nikos Kotzias dhe që menaxhohej në Tiranë nga ambasada. Zbulimi i bërë nga gazetari grek Dimitris Takis tregoi se Athina dha pagesa për disa media, gazetarë dhe politikanë shqiptarë, për të ndikuar e mbajtur qëndrime dhe linja editoriale, në  përputhje të plotë me interesat greke, në kohën kur bëheshin bisedimet mes dy vendeve për Paktin Detar dhe mosmarrëveshjet e tjera.

ZGJIDHJA i kërkoi qeverisë shqiptare, kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të asaj kohe, Bushati, që të sqaronin pozitën e tyre, nëse fshehën pazaret për tradhëtimin e interesave tona kombëtare dhe shitjen e detit si 10 vite më parë nga Berisha.

ZGJIDHJA dënoi edhe veprimin e qeverisë greke si kundër interesave të Shqipërisë dhe kërkoi sqarimin e plotë të rolit të ambasadores së Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani, duke i bërë thirrje qeverisë së Shqipërisë që ta shpallte “non grata” dhe ta dëbonte menjëherë nga territori shqiptar.

Znj. Sourani edhe më parë ka ndërhyrë disa herë në punët e brendshme të Shqipërisë, në dëm të interesave tona kombëtare duke kapërcyer vijat e kuqe të diplomatit dhe e meritonte plotësisht dëbimin nga Shqipëria.

ZGJIDHJA i bën thirrje kreut të shtetit që të reflektojë dhe ta tërheqë urgjentisht këtë turp që i bëhet emrit të figurës më të rëndësishme historike të Shqipërisë, duke dekoruar të huaj që kanë punuar kundër saj. Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie miqësore, korrekte dhe të barabarta me Greqinë si dy vende fqinje, sepse jemi dy popuj miq që kemi ndarë të mira dhe të këqija, por kurrsesi nuk duhet të lejojë cenimin e kufijve, integritetit territorial të Shqipërisë apo varrosjen e Çështjes Çame, që është themelore për të drejtat njerëzore të shqiptarëve të Çamërisë" thuhet në njoftimin e partise "Zgjidhja"

EMISIONET