Zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

Zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi nëpërmjet shortit anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të kryejnë këtë detyrë për vitin e ardhshëm.

Me kandidatë të limituar, madje disa edhe më pak se numri i kërkuar për të qenë pjesë e shortit, anëtarët e këtij institucioni do të jetnë:

Nga gjykata Kushtetuese, Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja ndërkohë nuk do të ketë anëtar zëvendësues për shkak të mungesës së kanidatëve.

Nga gjykata e Lartë do të jetë Ardian Dvorani ndërsa anëtar zëvendësues do të jetë Medi Bici.

Nga Prokuroria e Përgjithshme kishte vetëm një kandidat dhe kjo ishte kryeprokurorja aktuale, Arta Marku. As ky institucion nuk do të ketë anëtar zëvendësues

Nga prokuroritë e Apelit do të ketë vetëm një anëtar nga 2 që duhen sipas Kushtetutës për shkak të mungesës së kandidatëve dhe kjo do të jetë Fationa Memçaj.

Nga Gjykatat e Apelit anëtarët do të jenë Fatri Islamaj dhe Margarita Buhali ndërsa anëtar zëvendësues do të jetë Gurali Braimllari

Dhe nga Gjykatat Administrative anëtar do të jetë Eriol Roshi ndërsa anëtare zëvendësuese Klodiana Veizi Mema

Nga 9 anëtarë që duhet të kishte, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të ketë 8 anëtarë për shkak të mungesës së kandiaturave nga Prokuroritë e Apelit

Ky short u quajt i paligjshëm nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi dhe një përpjekje e qeverisë për të kapur sistemin e drejtësisë

Oerd Bylykbashi: "Nuk mund të bëni shortin sot pa një bazë ligjore sepse produkti i këtij shorti është i paligjshëm dhe mbi të gjitha antikushtetues."

Duke shmangur debatet për këtë temë, kryetari i kuvendit, Gramoz Ruci tha se për marrjen e vendimit për hedhjen e shortit është konsultuar me të gjithë ekspertët

Gramoz Ruçi: "Nëpërmjet tyre në të dyja organizmat, EURALIUS dhe OPDAT që monitorojnë nga afër çështjet dhe pasi bëra këtë proces kam arritur të nxjerr dy urdhrat që i parashtrova.

Nga 8 anëtarët e përzgjedhur, 5 prej tyre e kanë kaluar tashmë procesin e vetingut, që do të thotë se është kuorumi i mjaftueshëm për të bërë mbledhjet funksionale. KED fillon detyrën zyrtarisht me 1 janar 2019 dhe është organ kyc për renditjen e kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese.

EMISIONET