Zgjidh një balerin/ë dhe zbulo më shumë për personalitetin tënd

Zgjidh një balerin/ë dhe zbulo më shumë për

Zgjidh një balerin ose balerinë, zbrit më poshtë dhe zbulo çfarë thotë për ty:

1. Je tërheqës/e

Ti beson se thuajse gjithçka është e mundur. Konsiderohesh edhe si njeri shumë i lumtur. U jep shumë të tjerëve, ndonjëherë edhe ata ty, por ka raste kur të tjerët abuzojnë me këtë. Je misterioz/e dhe i mban sekretet për veten. Do të argëtohesh dhe të lëshosh gëzim e lumturi përreth teje.

2. Je fleksibël

Je mjaft fleksibël për të pranuar të gjitha ndryshimet që jeta të sjell.  Je entuziast/e për të ardhmen njerëzit shpesh kërkojnë ndihmën dhe këshillën tënde. Mund t'i ndihmosh gjithmonë të tjerët dhe t'i çosh në destinacion. Kërkon gjithmonë eksperienca të reja. Të pëlqejnë gjërat e pazakonta, sidomos nëse mund ta diskutosh me miqtë diçka të tillë.

3. Je kreativ/e

Eksperiencat e reja të çojnë larg. Risitë janë veçanërisht të rëndësishme kur bëhet fjalë për argëtim. Argëtohesh edhe kur je vetëm, por hera herës ke nevojë për shoqëri. Di si t'i relaksosh të tjerët. Je zbavitës/e për miqtë edhe kur nuk je fare i/e përgatitur për këtë, por kjo nuk të shqetëson aspak. Do të mbetesh i/e hapur dhe fleksibël.

4. Je delikat/e

Në dashuri je i/e qetë por shumë pasional/e. Dashurohesh! Vëren gjithmonë detajet më të imtësishme tek njerëzit që takon. Di si ta bësh interesante edhe atë që nuk është aspak e tillë. Nuk ke frikë të rrezikosh dhe kërkon gjithnjë diçka të re.

5. Je i/e sjellshëm/e

Menaxhon me lehtësi kritikat dhe kurrë nuk merr fjalët e gabuara nga njerëzit. Mund të jesh dakord me njerëzit që kanë një vizion të gjerë. Vëren çdo detaj dhe gjen me lehtësi papërsosmëritë. Asgjë nuk të shpëton. Ke vizione të mrekullueshme dhe të lehta për t'u shprehur. Ti do që të tjerët të shohin atë që sheh ti. Më e rëndësishmja për ty është të jetosh në qytet. Je gjithnjë i/e frymëzuar, por kurrë nën stres.

6. Je ekspresiv/e

Ja vazhdimisht i/e vetëdijshëm/e dhe do të gjesh mënyra të reja për të ndarë emocionet e tua. Nuk mund t'i mbash kurrë ndjenjat e tua brenda vetes. Ke shpirt artistik, edhe pse nuk ke talent. Je më kreativ/e nga sa mendon. Je dëgjues/e i/e mirë dhe i/e durueshëm/e, ndaj njerëzit shpesh të besojnë dhe ndajnë me ty preokupimet e tyre. Mund të buzëqeshësh për çdo gjë dhe sensi yt i humorit është i pabesueshëm.

7. Je i/e pavarur

Njerëzit janë të mahnitur nga fakti që je aq unik/e. Je vërtet njeri i mbyllur dhe nuk do që të gjithë të dinë për jetën tënde. Do t'i mbarosh gjërat vetë. Je i/e pavarur dhe ke shumë aftësi. Je i/e mençur dhe mund të drejtosh të tjerët.

8. Je i/e natyrshëm/e

Instikti yt është të shqetësohesh për të gjithë ata që njeh. Je krenar/e që të tjerët mund të të lexojnë me lehtësi. Mendon se gjëja më e mirë është të jesh i ndershëm. Je i/e kënaqur me jetën tënde ashtu siç është. Ti nuk mendon se gjërat materiale mund të të bëjnë të lumtur. Do të kujdesesh për të tjerët, por edhe për veten.

EMISIONET