Qeveria duhet të ndërmarrë nisma të reja ligjore për zgjerimin e skemave të sigurimeve në vend. Presidenti i Kompanisë Sigal Unika Grup Austria, në emër të shoqatës së sigueruesve thekson nevojën për të mos e lënë tregun vetem me ligjin e mjeteve motorike, dhe vetë sigurimi të mos shihet si taksë, por si garanci.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë i kërkon qeverisë të ndërmarrë nisma konkrete ligjore për të zgjeruar skemën e sigurimeve.

Duke marrë si shembull, problematikat që po përballen fermët pas përmbytjeve të fundit që përfshinë vendin, dhe debatin që pasoi një propozim të kryeministrit Edi Rama për sigurimin e detyrueshëm, Presidenti i kompanisë Sigal Unika Grup Austria, shprehet se sigutrimi nuk duhet parë si taksë, por si garanci për pronën dhe çdo veprimtari tjetër.

Avni Ponari: I vetmi ligj ekzistues është ligji për sigurimin motorik, ligjin për sigurimin e TPL dhe asgjë tjetër.

Në një bashkëbisedim mbi sfidat dhe problematikat me të cilat përballet sektori i sigurimeve në Shqipëri, Ponari kërkoi që media të luajë rol konkret në ndërgjegjësimin e qytetarëve për garancinë dhe përfitimet që ata mund të marrin nga skemat e sigurimeve.

Avni Ponari: Jo në interes të atyre që kanë krijuar kompani të sigurimeve por në interes të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve, ata janë ajo pjesë që mbrohet. Tregu i sigurimeve funksionon.

Ponari apeloi për më shumë bashkëpunim përballë sfidave të tregut të sigurimeve dhe synimit për të garantuar një marrëdhënie korrekte dhe transparence me konsumatorin.



/Ora News.tv/