Një 29-vjeçar ganez, kamarier në një piceri në Bolonjë të Italisë denoncoi se ishte sulmuar dhe ofenduar me fyerje raciste, nga pesë ushtarë të armatosur, jashtë shërbimit, të identifikuar më pas nga policia. Ushtarët nuk janë identifikuar, por një hetim është në proces.

29-vjeçari i kishte qortuar ata sepse ishin të dehur dhe të bezdisshëm dhe  ata i ishin përgjigjur duke e ofenduar " zezak m…, do të thyejmë shishen për kokë". Dhe pas kësaj piceria u kthye në arenë "lufte".

Episodi u zhvillua rreth orës 2 të mëngjesit mes të premtes dhe të shtunës në biznesin ku i riu që jeton në Itali prej 15 vitesh, ka punuar për një kohë të gjatë.

Gjatë përleshjes, kamarieri u plagos lehtë nga shishja e qelqit që ju hodh mbi kokë,  një goditje me grusht në shpinë dhe karrigen që hodhë mbi të.

Sulmi, sipas dëshmisë së 29-vjeçarit,  nisi pasi ky i ftoi 5 ushtarët të sillen mirë pasi ushtria është për garantimin e sigurisë.

Të pestë të dehur po shqetësonin klientët e tjerë duke folur me zë të lartë, ndërsa kishin vënë këmbët mbi tavolinë.

Pas kësaj dy prej ushtarëve e gjuajnë me karrige. Kur kamarieri u përpoq të mbrohej me prerësen e picave, njëri nga ushtarët e goditi me grusht.

Të pesë ushtarët, të cilët janë nga mosha 25 deri në 34 vjeç, mësohet se ishin klientë të rregullt të picerisë dhe sipas pronarëve nuk kishin krijuar probleme më parë.

Ata ishin civilë, por policia arriti ti gjurmojë jo shumë larg picerisë.

Kamerieri doli mëngjesin e të shtunës nga urgjenca e spitalit Maggiore në Bolonjë, ku u dërgua nga ambulanca për mjekim. Ai tha se nuk e kishte vendosur ende nëse do të bënte ndonjë denoncim ndaj tyre për dhunën.

Madje edhe menaxherët e picerisë ende po shqyrtojnë nëse duhet të kërkojnë dëmshpërblim në rrugë ligjore për dëmet e shkaktuara, apo do të presin që ushtarët të paraqiten vetë dhe krahas ndjesës të shlyejnë edhe dëmin.


/Ora News.tv/