Transferimi i Gonzalo Higuain te Chelsea është përshëndetur edhe nga politika italiane.

Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini, i cili ka pohuar se nuk i pëlqen aspak mercenarët në politikë apo futboll.

"Jam i lumtur që Higuain është larguar. Angazhimi për të nderuar fanellën është thelbësore. Ai u largua dhe ne fituam, kështu që ai mund të shkojë kudo që ai dëshiron. Nuk më pëlqen mercenarët në politikë apo futboll. Më pëlqen shumë Piatek, plus ai ka një pasaportë të BE-së!"-tha Salvini për gazetarët në një tubim politik.

Udhëheqësi i partisë së ekstremit të djathtë anti-imigracionit, Lega Nord, është një përkrahës i kuqezinjve, i cili nuk qëndron larg sportit, ku muajin e kaluar kritikoi edhe trajnerin e 7 herë Kampionit të Evropës, Gennaro Gattuso.

/Ora News.tv/