Disa nga këngëtarët dhe instrumentistët më të mirë të Veriut do të bëhen bashkë në Kryeqytet më 18 Maj, në një koncert të organizuar nën kujdesin e Bashkisë Tiranë. Teksa po përgatiten në Shkodër, ata premtojnë një natë magjike nën tingujt e muzikës që i bashkon të gjithë!

Zërat më të mirë të veriut të Shqipërisë janë bërë bashkë për të sjellë një mbrëmje të veçantë në amfiteatrin e Tiranës, në 18 Maj ora 20.00.

Nën kujdesin e bashkisë Tiranë ata do të sjellin traditën e bukur të këtyre trevave, muzikën e pastër shqipe, gjithçka të përformuar live.

Prej më shumë se 1 muaji në Shkoder i kanë nisur provat për këtë spektakël të madh.

Artistët e njohur si: Bujar Qamili, Nikollë Nikprelaj nga Mali i Zi, Dava Gjergji, Lirije Rasha, Zef Beka, Gofile Papleka etj  premtojnë një natë magjike në Tiranë, si shtëpia e madhe që bashkon shqiptarët.

Folku i përpunuar, apo tingujt modern të çiftelisë do ta bëjnë këtë natë të paharruar për të gjithë, pasi kultura është çelësi që bashkon.

/Ora News.tv/