Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me debatin Rama-Meta pas mosdekretimit të Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme.

Në një status në Facebook, Blushi  shprehet se Presidentin nuk e ndal askush të ushtrojë kompetencat kushtetuese.

"Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash. Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtesi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet!", shkruan Blushi.

"Lufta e ftohtë" Meta: MEPJ nuk është autoshkollë, Rama: Shihemi në Gjykate Kushtetuese

/Ora News.tv/