Një studim i ri tregon se pije të ndryshme alkoolike mund të ndryshojnë gjendjen tuaj shpirtërore në disa mënyra.

Disa pije mund t’ju bëjnë të ndiheni të inatosur, seksi apo të përlotur ndërsa vera e kuqë ose birra ju bën të ndiheni të relaksuar.

Në studimin nga ‘BMJ Open’ u morën në pyetje rreth 30 mijë njerëz, të moshave 18-34 vjec nga 21 shtete të botës.

Shumë prej tyre treguan se konsumonin birrën, verën apo pije të tjera dhe secila kishte efekt të ndryshëm.

Anketimi online, i cili mori përgjigjet nëpërmjet rrjeteve sociale, gazetave apo revistave zbuloi:

1-Vera e kuqe i bën njerëzit të ndihen më letargjik se vera e bardhë

2-Njerëzit treguan se ndihen më të qetësuar kur pijnë verë të kuqe ose birrë

3-Më shumë se 40% thanë se konsumimi i pijeve alkoolike i jep energji dhe konfidencë

4-Gjysma tjetër tha se ndihen agresivë nga pijet alkoolike

5-Meshkujt preken më shumë nga ndjenja e agresionit

Gjithsesi, zbulimet tregojnë vetëm një anë dhe arsyet për të gjitha këto ndjenja që marrin njerëit nga pijet alkoolike nuk janë përcaktuar.

/Ora News.tv/