Sipas shkencëtarit më të famshëm në botë Albert Ajnshtajn, rezulton se ligji i tërheqjes ndaj një femre ndodhi kur ishte tek një e afërme.

Një shënim nga shkencëtari, i shkruar për një grua të re që i ra në sy gjatë një udhëtimi në Itali, u shit në ankand të martën në Jeruzalem për 6.100 dollarë.

Sipas fituesit, Ajnshtajni i kishte bërë vizitë motrës së tij në Firence, në tetor 1921 dhe zbuloi se një studente e kimisë, e quajtur Elisabetta Piccini, jetonte në apartamentin lart.

42 vjeçari Ajnshtajn ishte i interesuar të takonte gruan 22-vjeçare, e cila ishte vajza e një kimisti të famshëm, por ajo ishte shumë e turpshme, gjë që e largoi fituesin e cmimit Nobel.

Kur u largua nga Firence, ai e la letrën e nënshkruar në gjermanisht: "Për studiuesen shkencore, në këmbët e të cilës unë u ula dhe ndejta për dy ditë të plota, si një suvenir miqësor".

Fraza "të shtrihesh në këmbët e dikujt" është shprehje e dashamirësisë në gjermanisht.

Gal Wiener është fituesi që e quajti shënimin "shokues".

"Ajo nuk donte të takonte njerëz të famshëm. Ajo ishte modeste dhe ai la atë shënim. E dini që në ditët e sotme, Ajnshtajni do ishte pjesë e fushatës 'Me Too' për abuzime seksuale pasi shkruajti një shënim të tillë për një femër", tha Gal.

Kjo nuk është letra e parë e Ajnshtajn që shitet pasi tetorin e kaluar, një shënim rreth lumturisë së tij u shit për 1.3 milionë dollarë.

/Ora News.tv/