Pasditen e 1 prillit ka përfunduar një ekspertizë paraprake e skemës së krimit që i mori jetën vëllezërve Bilali në Shkodër, paraditen e 30 marsit. 2019. Redaktori i RTV Ora, gazetari Trazhgim Sokolaj i ftuar në emisionin "360 Gradë" tregon se kanë qenë tre autorë dhe se janë shtënë 22 herë. Vetë njëri prej vëllezërve, Astrit Balili ka qëlluar 10 herë në drejtim të autorëve. 

Trazhgim Sokolaj: Pasditen e sotme ka përfunduar një ekspertizë paraprake e skemës së krimit dhe rezulton që në vendngjarje kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Sipas provave që janë gjetur, dy prej tyre kanë qëlluar me dy armë kallashinov. 

Sipas provave paraprake që kemi deri tani janë 22 të shtëna, ndërkohë që një nga viktimat, Astrit Bilali, babai i njërit prej të arrestuarve si pjesë e grupit Bajri rezulton të ketë qëlluar në gjëndje të plagosur të paktën 10 herë në drejtim të autorëve.  

Është një ngjarje e planifikuar në detaje. Tregon se pas saj ka një grup shumë të fuqishëm kriminal. Janë përdorur dy armë kallashnikov që sipas ekspertëve që flasin futen tek armët më të fuqishme. Është përdorur një makinë e vjedhur me targa të falsifikuara. Makina rezulton që të jetë vjedhur në dy-tre muajt e fundit dhe në janar të këtij viti është bërë denoncimi zyrtar. Është vjedhur në Shkodër, është përdorur me targa të falsifikuara për t'i shpëtuar pikasjes së policisë që patrullojnë herë pas here. Është një krim perfekt.

Shikoni emisionin e plote


/Ora News.tv/