Myftaraj: Unë dyshoj që Agron Xhafaj të ketë shkuar në Itali

Myftaraj: Unë dyshoj që Agron Xhafaj të ketë shkuar në

Gazetari Kastriot Myftaraj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se ka dyshime që vëllai i ministrit të Brendshëm të ketë shkuar në Itali.

Myftaraj: Ky njeri ka fuqinë të marrë vendime se kur do të shkojë të vuaj dënimin në një vend tjetër. Çdo shteti mund t'i ndodhë kjo, por e tregon veten nga mënyra se si reagon.

Unë dyshoj shumë që ai të ketë vajtur në Itali. Azilantët e kthyer i nxjerrin në tv. Pse nuk e nxorrën në televizor këtë me pranga duke e çuar atje. Gjëja më e tmerrshme, është se ai i lë zërin prokurorisë si magjistari i Ozit.


EMISIONET