Zbulohet surpriza e Ora News për mbrëmjen e 31 dhjetorit

Zbulohet surpriza e Ora News për mbrëmjen e 31 dhjetorit

Në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, Ora News ka menduar që t’ju dhurojë humor e batuta me një program special, të drejtuar nga moderatorja Rudina Dembacaj.

“Mos i fol babagjyshit” do të fillojë në orën 21:00 më 31 dhjetor, ku do përfshihen edhe intervista me emra të njohur të ekranit si Lorik Cana, Sonila Meco, Kastro Zizo, Evi Reci, Mateus Frroku dhe Rea Nuhu.

Edhe ansambli i valleve do të dhurojë argëtim me këngë të njohura popullore shqiptare për të gjithë teleshikuesit e Ora News. Na ndiqni me “Mos i fol babagjyshit”, me 31 dhjetor në orën 21:00.

EMISIONET