Një planet pak i njohur dhe 111 vite dritë larg mund të jetë një version i shkallëzuar i planetit Tokë, i cili është në gjendje të mbajë jetën e “huaj”, sipas hulumtimeve të reja.

Ekzoplaneti i largët njihet si K2-18b dhe është përshkruar si një "Super-Tokë" potenciale - një planet i madh shkëmbor me potencial për të zhvilluar jetën.

Planeti orbiton brenda zonë së banueshme të yllit të saj, që do të thotë se ekzistona mundësia që të mbajë ujë të lëngshëm në sipërfaqen e tij, komponenti kyç për mundësinë e jetës.

Studimi i ri, nga studiuesit në Universitetin e Teksasit, Scarborough dhe Universitetin e Montreal, Kanada, u krye duke përdorur të dhëna nga Observatori Jugor Europian (ESO).

Ata gjithashtu zbuluan për herë të parë se planeti ka një fqinj, të quajtur K2-18c.

Të dy planetët orbitojnë yllin e kuq-xhuxhit K2-18, i cili është 111 vjet dritë nga Toka në konstelacionin e Leos.

/Ora News.tv/