Një kockë e legenit, që i përkiste një shenjtori në shekullin e këtërt dhe frymëzoi historinë e Babagjyshit, mund të të vërtetëtojë se legjenda është e vërtetë, thonë shkencëtarët.

Studiuesit nga Universiteti i Oxofrdit testuan kockën që mendohen se është nga St Nicholas dhe u zbulua se daton nga periudha korrekte historike.

Ndërkohë që nuk mund të vërtetojë kategorishkisht se është e një shenjtori të krishterë, ekipi tha se rezultatet tregonin epokën e relikeve në shekullin e katërt pas Krishtit. Kjo është periudha kur mendohet se ka vdekur Shën Nikolla, rreth vitit 343 pas Krishtit, raporton Daily Mail.

Shën Nikollës, një nga shenjtorët më të respektuar të krishterë, mendohet të ketë jetuar në Myra, e cila është sot Turqia moderne.

Sipas legjendës ai ishte një njeri i pasur i njohur gjerësisht për bujarinë e tij.

Peshkopi ishte i famshëm për dhënien e dhuratave të tij sekrete, të tilla si vënien e monedhave në këpucë të njerëzve që i vendosin jashtë.

Shën Nikolla frymëzoi historinë e Babagjyshit për dhënien e dhuratave në Ditën e Krishtlindjeve.

Pjesa më e madhe e eshtrave të tij janë mbajtur në Bazilikën e Shën Nikollës, në Bari të Italisë, që nga viti 1087.

/Ora News.tv/