Sekreti i formave të supermodeles Bella Hadid është zbuluar nga nutricionisti i saj, Charles Passler.

Në një intervistë për revistën People, ai zbuloi se Bella përdor një dietë me shumë proteina, pak karbohidrate si dhe ushqime me yndyrë si avokado apo fruta të thata.

“Nëse konsumoni karbohidrate në sasi të madhe, trupi një pjesë do e përdorë për energji, ndërsa pjesën tjetër e kthen në dhjamë”, – ka thënë ai.

Dietologu sigurohet që Bella të marrë gjithnjë proteinat dhe karbohidratet në sasi të balancuar.

Bella është një prej modeleve më seksi në industrinë e sfilatave të modës.

/Ora News.tv/