Zbulohet princi shqiptar me këmbët si pulë

Zbulohet princi shqiptar me këmbët si pulë

Young Zerka, këngëtari i hiteve të ndryshme shqiptare si "Anna", "Like Rihanna", "Pa kontroll" ka një natyrë tepër të çlirët dhe të qeshur.

Ai është me origjinë nga Korça dhe vazhdon të ketë theksin e tillë. Duke folur për nofkat që vendosen shpesh në vendlindjen e tij, Zerka zbuloi në "Why Not" nga Roza Lati se kur ishte i vogël quhej pulë.

"Kur kam qenë i vogël, kam qenë bashkë me vëllain. Mirëpo bëra një lloj prerje që lija pjesën sipër të rritej dhe ktej 0. E kisha burrin e hallës berber dhe eksperimentoja me kokën gjithmonë. E mbaja si princi i Bel-Air. Mirëpo këmbët i kam të holla dhe vëllai më thoshte ‘pulë’", tha ai.

Kujtojmë se fjala "pulë" mori vëmendje të madhe pas fitores së Izraelit në Eurosong, ku këngëtarja bënte si e tillë në fillim të këngës.  

EMISIONET