Alexis Sanchez mund të ishte transferuar tek Reali i Madridit, por trajneri i "Merengues" Zinedine Zidane e refuzoi kilianin.

Sipas gazetës britanike “Daily Star” presidenti Florentino Perez kishte dashur ta blinte anësorin kilian, por Zidane kishte refuzuar duke thënë se ka një ekip të kompletuar, sidomos në fazën e sulmit.

Madrilenët nuk transferuan asnjë lojtarë gjatë merkatos së janarit, pavarësisht se ishin futur në garë për të firmosur me portierin e Bilbao-s, Kepa.

Përfundimisht, Sanchez u bashkua me skuadrën e Manchester United-it pasi "djajtë" arritën marrëveshjen me Arsenal-in për të ofruar edhe kartonin e Henrick Mkhitaryan + para.

/Ora News.tv/