Zbulohet plani për të rikthyer Messin në kombëtare

Zbulohet plani për të rikthyer Messin në kombëtare

Lionel Messi do të rikthehet te kombëtarja e Argjentinës. Është ky lajmi sensacional nga mediat spanjolle, që zbulojnë se ylli i Barcelonës do të zbres sërish në fushën e blertë me fanellën e kombëtares "Albiceleste".

Sipas tyre, Messi do të jetë i gatshëm për kombëtaren amerikano-latine për miqësoren kundër Venezuelës, e programuar për tu luajtur mes datave 22 dhe 26 mars.

Interesant është fakti se takimi do të luhet në tokën spanjolle dhe sipas të gjitha gjasave në "Camp Nou", mitiku ku Messi ka bërë historinë. Megjithatë, zyrtari i FIFA-s për këtë ndeshje, Gillermo Tofoni ka sugjerime që takimi të zhvillohet në "Ëanda Metropolitano", aty ku Atletico Madrid luan ndeshjet e saj në shtëpi.

Messi kishte planifikuar të kthehej për "Copa America", por takimi që po mbahet në Spanjë mund ta shohë atë të kthehet para verës. Ndeshja e fundit e numrit 10 me fanellën e vendit të tij daton më 30 qershor 2018, ku u eliminuan nga Kampionati Botëror pas një humbjeje 4-3 ndaj Francës.



EMISIONET