Zbulohet mesazhi më i vjetër në shishe. Është 132 vjeçar

Një familje në Perth të Australisë mendohet se ka gjetur mesazhin në shishe më të vjetër në të gjithë botën, pothuajse 132 vjet pasi u hodh në det, thonë ekspertët australianë.

Tonya Illman e gjeti shishen ndërsa po bënte një shëtitje nëpër dunat e rërës në një plazh të largët në perëndim të Australisë.

Bashkëshorti i saj Kym Illman i tha BBC se gjetën disa letra në shishe, por nuk kishin asnjë ide se çfarë ishte derisa e morën atë në shtëpi dhe e thanë në furrë.

Ekspertët kanë konfirmuar se është një mesazh autentik nga një anije gjermane.

Shënimi në shishe, i cili ishte i datës 12 qershor 1886, u lëshua nga anija gjermane Paula, si pjesë e një eksperimenti në oqean për rrugët e transportit nga Observatori Detar Gjerman.

Deri tani rekordi botëror I Guinness për mesazhin më të vjetër në shishe ishte 108 vjet dhe u gjet nga një pensioniste në një plazh në Gjermani.

EMISIONET