Një krijesë misterioze pa sy në mes të detit australian dhe policët janë të habitur. Sherry Simmon po bënte ecjen e mëngjesit me qenin e saj të rracës Bulldog kur vuri re një krijesë të cuditshme.

Filimisht, ajo mendoi se ishte një pjesë druri i mbetur nga pyjet, por kur iu afrua vuri re se ishte e gjallë.

“Kur u afrova, kuptova se ishte një lloj krijese. E preka me një shkop dhe ishte e butë. Ka krah të vogël, por pjesa e pazakontë është se nuk kishte sy. Dukej shumë e frikshme. Isha pak e trembur pasi nuk ishte e identifikueshme. Po të mos kisha qenin me vete, do kisha hetuar më tej,” – tha 47-vjeçarja.

Krijesa, e cila u zbulua në plazhin Mulambin në Queensland, Australi, ka hapur debat për autoritetet.

Disa thonë se mund të jetë lopë deti, por disa të tjerë mendojnë që është mëlci e peshkaqenëve, por asgjë nuk është konfirmuar.


/Ora News.tv/